Kosovës i besohet organizimi i turneut të parë të tenisit i nivelit ITF nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit
Federata e Tenisit të Kosovës ka marrë lajm të mirë gjatë ditës së sotme nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit.
Për herë të parë në Kosovë do të organizohet turneu i nivelit ITF, “Kosova Open 2021”, J5 në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, Komunës së Pejës dhe klubit të tenisit “Peja”.
Turneu do të nisë më 6 deri më 12 shtator 2021.
Ky është një sukses i madh për tenisin kosovar.
Drejtor i këtij Kosova Open do të jetë Shkelzen Domi.